E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojerat elektronike, dhuna po demton rinine

Komisioni i Bashkimit Evropian kerkon te permiresoje mbrojtjen e te rinjve prej lojerave te dhunshme elektronike. Komisioni kerkon nje kod evropian sjelljeje qe do te mbronte te miturit. Ndaj dje ai leshoi nje apel te forte ndaj prodhuesve dhe tregtareve te lojerave elektronike qe te bejne me shume se deri tani per mbrojtjen e te rinjve. Shpesh te ashtuquajturat lojera "killer", ne te cilat derdhet vetem gjak, bien te duar te gabuara, e pikerisht ne duart e te miturve. Eshte provuar se sjellja e te miturve ndikohet prej ketyre lojerave dhe ata zhvillojne sjellje agresive. Ka aq shume lojera elektronike me kaq shume dhune, duhet te bejme dicka per te mbrojtur rinine tone", pohon komisarja e BE-se, Viviane Reding. Sipas saj, nje mbrojtje me e mire per te rinjte do te thote p.sh., qe ky segment tregtar te premtoje vullnetarisht te mos u shese me lojera te tilla femijeve dhe te rinjve. "Duhet hartuar nje kod sjelljeje, me e vona brenda dy vjetesh, kjo eshte kerkesa me minimale, kerkon komisarja e BE-se per mbrojtjen e te rinjve Meglana Kuneva, ndersa shton: "Ne do te ushtrojme kontroll shume te sakte ne kete drejtim. Vetedetyrimi nuk eshte nje cek i bardhe".

Sakaq, nen shqyrtim jane nga Brukseli, sistemet identifikuese te lojerave elektronike. Ne BE, 23 vende kane vendosur se ne lojera duhet shenuar dukshem kufiri i moshes per te cilen lejohen lojerat. Vetem Luksemburgu, Qiproja, Rumania dhe Sllovenia nuk e kane miratuar kete. Identifikimi i moshes se lejuar mbi lojera eshte nje hap i pare. Por ai ka nje problem. Sistemi i perdorur me shpesh ne BE i ashtuquajtur PEGI aplikohet nga vete industria. Pra vete prodhuesit vendosin se nga cfare moshe eshte e lejuar loja elektronike. Keshtu nje gjykim i pavarur nuk eshte gjithmone i garantuar. Per kete arsye Gjermania dhe Lituania kane vendosur te testojne nga specialiste te pavarur lojerat elektronike qe hyjne ne vendet e tyre. Keta vendosin me pas, kufirin e moshes se lejuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›