Indi, lindin 18 fëmijë të verbër në Bihar
Të pakten 18 fëmijë kanë lindur të verbër gjatë tre muajve të fundit në një rajon të Indisë, në Bihar. Bëhet fjalë për një çështje që ka përcjellë mister për banorët , por edhe për autoritetet. Këta të fundit edhe pse jo në mënyrë të konfirmuar, thonë se një gjë e tillë mund të jetë si shkak i nivelit të lartë të arsenikut që gjendet në ujin që përdoret nga familjet në këtë zonë. Ministri lokal i shëndetit, Nand Kishore Yadav, thotë se gjithësesi nuk ka një përgjigje definitive për atë së çfarë po ndodh, për këtë situatë të mistershme. Ministri ka deklaruar se po angazhohen ekspertë dhe mjekë, laborantë dhe të tjerë për të kuptuar shkakun e verbërisë së fëmijëve. Ata do të bashkëpunojnë edhe më autoritetet amerikane dhe ekspertë, prej të cilëve pritet një përgjigje bindëse. Prej kohësh, në fshatrat Bihiya, Sahpur e Barehara, në shumë familje po lindin fëmijë të verbër, dhe nje fakt i tillë po krijon situata dëshpëruese për familjarët. Në pritje të treguesve apo të dhënave konkrete, qeveria lokale po përpiqet të arsyetojë faktin se ndoshta një gjë e tillë ka ndodhur pikërisht për shkak të ekzistencës në ujë të sasive të mëdha të arsenikut apo metaleve si plumbi, që ndotin ujin. Por disa mjekë thonë se nëse do të ishte kështum atëhërë një gjë e tillë do të prekte edhe persona të tjerë dhe jo vetëm foshnjat.