E Diel, 1 Nëntor 2026

Angelina Jolie nën akuzë, i vodhi kroatit idenë e filmit

Ndërkohë që aktorja e njohur hollivudiane Angelian Jolie është ende në ethe në lidhje me pritshmërinë e publikut për filmin e parë që ka realizuar dhe ideuar vetë, një gazetar kroat e ka akuzuar atë për plazhiatur.

Sipas gazetarit idenë për filmin In the Land of Blood and Honey (Në tokën e gjakut dhe mjaltit e ka marrë nga një libër i tij. Filmi i sapo realizuar nënë regjizurën e aktores, fletë për luftën në Bosnje dhe është hera e parë që aktorja është në rolin e skenaristes dhe regjisores.

Sipas Daily News, gazetari Josip J. Knezevic akuzon se Jolie e ka marrë idenë nga libri The Soul Shattering. Knezevic thekon në faqen e tij të internetit se është munduar të kontaktojë me aktoren e famshme dhe me GK Films që ka financuar filmin, por në mungesë të një përgjigjeje ka vendosur të shkojë në sallën e gjyqit për të kërkuar një dëmshpërblim.

Angelina Jolie ende nuk është shprehur mbi këtë çështje. Filmi që do të shfaqet për herë të parë në 23 dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon historinë e një dashurie mes një ushtari serb dhe një gruaje myslimane, të cilët janë të ndarë nga lufta. Gjithashtu filmi tregon për abuzimet ndaj kësaj gruaje në një kamp të burgosurish.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›