E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Serbiapërgjegjëse për kufirinMalit i Zi-Kosovë

PODGORICE-Presidenti i Serbisë, Boris Tadic parashikon të diskutojë me autoritetet malazeze cështjen e kufijve të Kosovës.
Kreu i shtetit serb në një intervistë dje në mbrëmje për TV të Malit të Zi, se gjatë vizitës së paralajmëruar në Podgoricë, ndër të tjera me zyrtarët malazezë do të bisedojë edhe për zgjidhjen e çështjes së kufijve shtetëror, duke përfshirë edhe pjesën e kufirit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.

“Dhe kjo çështje është posaçërisht sensitive për shkak të një fakti praktik, se Mali i Zi dhe Serbia si vende fqinje kanë një kufi, të definuar edhe në hapësirën e Kosovës”, citon sot Tanjug Presidentin e Serbisë, Tadic.

Tadic deklaroi se zyrtarëve të Malit të Zi do t’ua përsërisë se për kufirin shtetëror dhe demarkacionin mund të bisedojë vetëm me Serbinë, duke shtuar se çështja e Kosovës vazhdon të ngarkojë marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Nëse një shtet njeh pavarësinë e pjesës së territorit të shtetit tjetër, të krahinës ose entitetit të shtetit tjetër, atëherë ky është problem i ri shumë i madh, të cilin vështirë dhe me ngarkesa të mëdha duhet ta zgjidhim”, u shpreh Tadic duke shtuar se ai do të zgjidhet “në rrethana të reja rënduese kur Mali i Zi ka njohur pavarësinë e Kosovës”.

(d.b/KohaDitore/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›