E Diel, 1 Nëntor 2026

GSH zbardhpasuritë e zyrtarëvetë lartë për 2009

TIRANE- "Gazeta Shqiptare" zbardh ne numrin e sotëm pasuritë e qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë që kanë arritur të sigurojnë për vitin e kaluar. Duke u bazuar në të dhënat e plotësuara nga vetë ata në Inspektoriatin e deklarimit të Pasurive, del se viti 2009 për kryeministrin Berisha nuk ka qenë fort i mbarë, ndërsa e kundërta ka ndodhur për dy fëmijët, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi.

“Djali i kryeministrit, vetëm në vitin 2009 si pasojë e aktivitetit privat të shitjes së pasurive të paluajtshme, ka përfituar 200 mijë euro. Ndërsa vajza e kryeministrit, Argita Malltezi, e cila pak kohë më parë u bë mama për herë të katërt, ka zgjeruar shtëpinë e saj, me një vlerë që shkon në 70 mijë euro.. "- zbulohet në artikullin "Djali i Berishes fiton 200 mije euro ne 2009" të gazetarit Bledar Hoti. 

GSH zbulon dhe shifrat e pasurive të zyrtarëve të tjerë si kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, e cila ka përfituar 1. 6 milionë lekë të vjetra si rezultat i dëmshpërblimit të marrë nga pjesëtarët e familjes së saj si ish të përndjekur politik. Presidentit Bamir Topi, zv kryeministrit Ilir Meta,ministrit të Inovacionit Genc Pollo, Ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu. Kryeprokurorja Ina Rama rezulton të ketë blerë shpitë 150 mijë euro. Ish kryeministri Fatos Nano ka përfituar 141 mijë euro nga shitja e apartamentit të tij, ndërsa kryetari socialist Edi Rama është me borxhe.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›