Ne Nentor vjen Panai i i LibritTirana 2010
TIRANE-Panairi i Librit Tirana 2010 ngjarja me e madhe kulturore e librit qe zhvillohet jo vetem brenda kufijve te Shqiperise por ne gjithe hapesiren shqiptare kete vit me pjesemarrjen e Kosoves Maqedonise Malit te Zi dhe diaspora mberrin ne edicionin e 13-te te tij. Ai realizohet nen organizimin e Shoqates se Botuesve Shqiptare dhe cilesohet si nje nga ngjarjet me te rendesishme kulturore ne vend. Panairi Mbarekombetar i Librit Tirana 2010 mbeshtetet nga ministria e Kultures. Panairi do te nise ne date 11-15 nentor dhe mendohet qe edhe kete vit te vazhdoje tradita e dhenies se cmimeve kombetare qe jep SHBSH-ja si Shkrimtari i vitit dhe Perkthyesi i vitit pa munguar edhe cmimet qe japin organizma te tjere. Qellimi kryesor i organizimit te kesaj veprimtarie mbetet ekspozimi dhe publikimi ne menyre sa me te gjere i botimeve shqiptare kryesisht atyre te koheve te fundit. Panairi i Librit te Tiranes prej vitesh eshte vendtakimi me i madh dhe me i rendesishem i autoreve shqiptare nga te gjitha trevat ku jetojne e punojne shqiptaret por edhe atyre qe vijne nga emigracioni. Interes te vecante ngjallin per lexuesin dhe vecanerisht per median te ftuarit e vecante kryesisht shkrimtare te njohur vendas dhe te huaj qe pershendesin kete aktivitet te librit shkrimtare krijues autore te cilet marrin pjese ne mjediset e panairit gjate diteve te tij.
d.b/GSH/BalkanWeb
d.b/GSH/BalkanWeb