E Diel, 1 Nëntor 2026

Talebanët ekzekutojnë një femër, duartrokiten nga të pranishmit

Sipas fjalëve të një guvernatori provincial, një femër, e cila është akuzuar se ka tradhtuar burrin, është vrarë publikisht nga një taleban në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kimchoc, në afërsi ty Kabulit, deklaroi guvernatori i provincës Parvan, Basir Salangi.

Agjencia e lajmeve, Reuters, siguroi video-xhirimin, në të cilin mund të shihet krimi. “Kur e pashë xhirimin, i mbylla sytë. Femra e ekzekutuar nuk ishte fajtore, talebanët janë fajtor”, tha Salangi.

Në xhirim mund të shihet një mashkull, i cili në prani të rreth 150 meshkujve të entuziazmuar, shkrepë pesë herë në drejtim të femrës së shtrirë në tokë. Një nga meshkujt e pranishëm dëgjohet duke klithur:”Është urdhër i Allahut që ajo të ekzekutohet”.

Deputetja afgane, Favzia Koofi e cilësoi këtë krim si një hap të madh prapa dhe pyeti se si ka mundur të ndodhë ekzekutimi, duke pasur parasysh turmën e madhe të njerëzve, të cilët përcollën me gjakftohtësi ekzekutimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›