Meta Rezoluta hap perpara per shtetin e Kosoves
Ministri i Jashtem Ilir Meta pershendeti miratimin e rezolutes per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork e cila i hap rruge nje dialogu teknik mes Prishtines dhe Beogradit me ndermjetesimin e Brukselit zyrtar. Gjate nje konference per shtyp qe mbajti dje ne Tirane pas kthimit nga Nju Jorku Meta tha se dua te pershendes miratimin e djeshem ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se te rezolutes qe mirepret opinionin keshillimor te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise e cila konfirmoi perfundimisht pavaresine e Kosoves dhe integritetin e saj territorial. Ne vleresojme se miratimi konsensual i kesaj rezolute dje eshte nje hap shume i rendesishem ne respekt te opinionit keshillimor te GJND-se por dhe te konsolidimit te shtetit te Kosoves dhe te institucioneve te saj demokratike e europiane si dhe nje kontribut thelbesor per paqen dhe stabilitetin jo vetem ne Kosove por ne te gjithe rajonin tone e me gjere. Shefi i diplomacise shqiptare theksoi me tej se ne vleresojme reflektimin e Serbise per tu terhequr nga iniciativa e saj e meparshme e njeanshme dhe pranimin e kompromisit te ofruar nga Bashkimi Europian si dhe ne menyre te vecante ne pershendesim te gjitha vendet e Bashkimit Europian per unitetin qe deshmuan per kete ceshtje perfshire dhe rolin dhe kontributin e baroneshes Ashton ne bisedimet me palen serbe dhe angazhimin e ketyre te fundit per ti orientuar ne menyre europiane zhvillimet e ardhshme.