E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic deklarata politike në Kosovë: Nuk do heqim institucionet paralele

DECAN- Ndryshe nga sa ishte parashikuar, presidenti i Serbise Boris Tadiç e ka shfrytzëuar vizitën e tij në Kosovë për të lëshuar deklarata politike.

Natën e Krishtlindjeve ortodokse sllave presidenti serb Tadiç është betuar se kurrë nuk do t’i largojë institucionet paralele të Serbisë në Kosovë.

“Ne nuk do të pranojmë të largojmë institucionet tona. Kjo është e pamundur. Nëse do të bënim këtë do të pranonim që në plan afatgjatë të kishte zhvendosje të serbëve nga Kosova dhe në të njëjtën kohë do të thoshte se serbët nuk do të kishin as shkolla, as shërbim shëndetësor e social si dhe të tjera nevoja shoqërore”,- ka thënë Tadiç nga Deçani për nje television lokal te Zveçanit.

Sipas tij, shumë shtete të fuqishme, anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së po i bëjnë presion Serbisë që të heqë institucionet nga Kosova, por kjo nuk do të ndodhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›