Tadiç do i kërkojë GJND-së hapjen e kutisë - Jeremiç po përgatit listën për grevën e urisë në Hagë

Sipas modelit të Edi Ramës, serbët e dëshpëruar s’kanë mundësi tjetër, që t’i shmangen kryqëzimit në Beograd, veç nisjes së akuzave për hapjen e kutisë së votimit dhe ngritjen e çadrave të grevës së urisë, para selisë së GJND-së
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për të vlerësuar si të ligjshme pavarësinë e Kosovës, pritet të t’i servirë opinionit publik në Serbi, një shfaqje teatrale, të ngjashme me aktrimin e opozitës shqiptare në Tiranë, pas humbjes së një beteje elektorale. Të ndodhur nën efektet e presionit të brendshëm dhe të jashtëm, respektivisht sulmeve të palës opozitare në Beograd dhe politikës së acaruar moskovite, po detyrojnë qeverinë e kryeministrit të dështuar Cvetkoviçit bashkë me ministrin e Jashtëm, një gafo-man ky, Jeremiç, projekti dhe nisma e të cilit, u injoruar nga gjykata e nderuar ndërkombëtare, të jenë buzë greminës. Pra, është humbur një betejë dhe normalisht, rotacioni i pushtetit, është një parim demokratik. Por, për t’i shpëtuar hendekut, çka do të thotë humbje të logjikshme të Qeverisjes, ashtu siç do të vepronte çdo ‘humbës’ në botën demokratike, duke e dorëzuar atë ose çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, qeveria e Serbisë, ka përgatitur një plan masash, të cilat mirëfillti janë të unifikuara me veprimet e opozitës së Edi Ramës në Tiranë. Pala politike serbe pritet t’i adresojë një shkresë zyrtare homologes në Shqipëri, kryesisht Partisë Socialiste, për t’i kërkuar asaj mbështetjen morale, strategjike, filozofike dhe materiale, për kontestimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me argumentin se certifikimi i pavarësisë së Kosovës, s’përmbush standardet e kërkuara dhe njëherazi është një proces i manipuluar... Qarqe të ngushta në Serbi po mendojnë seriozisht aplikimin e metodave mizerable (të njëllojta me ato të opozitës shqiptare), në shenjë proteste për votimin në organin gjyqësor ndërkombëtar. Mbledhja me urgjencë e qeverisë serbe në Beograd nga kryeministri Mirko Cvetkoviç, ka vendosur mos njohjen e vendimit të pakundërshtueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe për të kundërshtuar këtë, ata kanë shpalosur në tryezën e diskutimeve tendenca greve dhe protestash në kërkim të së drejtës së humbur. Si justifikim, për bisedimet e zhurmshme të serbëve, është përdorur opozita e Edi Ramës në Shqipëri, metodat e saj të vetëflijimit, përmes grevës së urisë, shpërndarjen e huliganëve rrugëve të qytetit dhe kërkesës të përhershme për hapjen e kutive, në rastin konkret kërkohet hapja e kutisë së votimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç, i cili është bërë gazi i botës për gafat e panumërta të tij, në të gjitha mbledhjet e komunitetit ndërkombëtar, për çështjen e Kosovës, pas një konsulte me liderët e opozitës në Shqipëri, po përgatit një listë grevistësh, për t’u ngujuar në një nga sheshet e Beogradit, pranë ambasadave vendeve të fuqishme perëndimore. çadristët e Beogradit, kanë marrë bekimin e Cvetkoviçit, Jeremiçit dhe të Edi Ramës, për të demonstruar në ballë të rezistencës së tyre, hapjen e kutisë së votimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Me këtë aksion, Edi Rama përligj grevën e urisë, si një akt demonstrativ, për një të drejtë të mohuar. Për Serbinë, s’ka të drejtë të mohuar, opinioni i gjykatës ky. Për opozitën në Shqipëri, po ashtu s’ka të drejtë të mohuar, edhe ky vendimi i instancave më të larta gjyqësore dhe të administrimit të votës. Pavarësisht shijes së keqe që lanë në rrugët e Tiranës të tilla sjellje mizerable të dirigjuara nga lakuriqi i socialistëve, Edi Rama, liderët e hutuar të Beogradit, s’kanë mëdyshje se mund të bëhen turpi i Evropës, mjafton që ata të mos rrezikojnë pushtetin dhe të manipulojnë masat popullore se Evropa dhe bota është kundër serbëve...
...