Tadic, feston Krishtlindjet ortodokse në Kosovë
Përsëri planifikon të vijë në Kosovë për krishtlindjet ortodokse. Presidenti serb, Boris Tadiq, më 6 dhe 7 janar e ka bërë “nijet” të qëndrojë në Pejë e Deçan. Këtë vizitë të kreut të shtetit serb e konfirmoi për Klan Kosovën, zëdhënësja e tij, Jasmina Stojanov.
Tadici pritet të arrijë në Patrikanën e Pejës mbrëmjen e të premtes, ku edhe do ta kalojë natën, ndërkaq të shtunën e ka ndërmend të marrë pjesë në liturgjinë e mëngjesit, në Manastirin e Deçanit, transmeton Indeksonline.
Pas këtij riti fetar, është planifikuar edhe një deklaratë për medie. Zëdhënësja Stojanov tha se presidenti i saj nuk e ka ndërmend të flasë për politikë.
Kështu u pat premtuar edhe para vizitave të mëhershme, por Tadiq nuk ka mundur të përmbahet pa thënë se Kosova është pjesë e Serbisë. Sigurinë e tij, edhe kësaj radhe do ta kenë përgjegjësi KFOR-i dhe EULEX-i.