E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Bashkim të kampionateve të futbollit Kosovë-Shqipëri

Aleanca “Kuq e Zi” ka prezantuar sot nismën “një komb, një kampionat” ndërsa i ka bërë kërkesë zyrtare dy federative FSHF dhe FKF për bashkimin e kampionateve të futbollit.
 

Në një prononcim për mediat AK-ja thekson se Kosova neglizhohet nga aktivitetet ndërkombëtare ndërsa talentet shqiptare të futbollit të Kosovës po humbasin në botë.
 

Sipas saj duhet të rritet bashkëpunimi mes dy federatave si dhe të hapen negociatat me FIFA-n dhe UEFA-n për standardizimin e kategorive sportive.
 

Gjithashtu AK-ja ka kërkuar të zhvillohet takime dhe konsulta ndërkombëtare për të unifikuar aktivitetet sportive.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›