E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virozat e stinës, mbi 320 fëmijë në ditë në QSUT

Mbi 320 fëmijë të prekur nga virozat e stinës janë paraqitur në spitalin pediatrik pranë QSUT-së, për të marrë përkujdesje mjekësore në harkun kohor të 24 orëve. Ky numër i lartë justifikohet me mbylljen e poliklinikave dhe ambulancave në të gjithë qytetin e Tiranës, përgjatë ditëve të festave. Zv drejtori i spitalit pediatrik Ariel Como këtë prurje e konsideron normale, duke marrë parasysh të njëjtën periudhë të viteve të shkuara.
Ndërkohë që nën drejtori i spitalit pediatrik jep edhe disa këshilla të nevojshme për prindërit, se si ata të kujdesen sa më mirë për të vegjëlit e tyre.
Kryesisht fëmijët të cilët janë të prekur nga virozat e stinës, paraqiten me temperature të lartë, të vjella dhe diarre.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›