E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç paralajmëron Prishtinën

Sipas Tadiç, Beogradi zyrtar do te përdorë te gjitha mjetet ligjore për te mbrojtur qytetaret serbe, madje këtë përgjegjësi kreu serb i shtetit e kërkoi edhe nga EULEX e KFOR. “Nëse qeveria e Kosovës nxit dhunën ne veri, ne nuk kemi përgjegjësi për pasojat qe do te vijnë. Për këtë na duhet edhe mbështetja e EULEX-it dhe KFOR-it. Ata janë te detyruar te respektojnë një status neutral dhe te ndalojnë veprimet e dhunshme te Prishtinës ne drejtim te veriut te Kosovës,” mësohet te ketë thëne Tadiç. Sipas burimeve jozyrtare, shkruajnë mediat kosovare, Serbia ndan për financimin e autoriteteve paralele rreth 200 milion euro ne vit. Nga Beogradi financohen rreth 42.000 serbe te Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›