E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazaj: Si duhet te jete KQZ-ja e re

Artan Lazaj, anëtar i KQZ, shprehet për “Vizion Plus”, se situata u përkeqësua ne zgjedhjet lokale krahasuar me ato te përgjithshme te 2009-ës. Lazaj thotë se me ligjin duhet te përballen personat përgjegjës brenda KQZ-se për prishjen e procesit dhe përgjegjësia nuk duhet shpërndarë. Ne intervistën për “Vizion Plus”, anëtari i KQZ ofron edhe një propozim konkret, sesi mund te shpëtojë ky institucion nga varësia partiake. Laze propozon qe kryetari te vije nga strukturat e gjyqësorit dhe jo nga partitë. Megjithe tonet kritike ne adrese te KQZ, raporti i ODIHR nuk është komentuar ende nga kryetari Arben Ristani, i cili interesit te medias për ta analizuar atë i është përgjigjur me fjalinë se pret mbylljen përfundimtare te procesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›