E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi kërkon negociata

Lajmi është bere i ditur nga agjencia “Assoiated Pres”, e cila i referohet një përfaqësuesi te rrethit te ngushte te Gadafit, i cili nder te tjera ka kërkuar qe këto bisedime te ndërmjetësohej nga djali i Gadafit, Saadi. Zëdhënësi i Gadafit, emri i te cilit nuk është bere i ditur, tha gjithashtu se koloneli ndodhet ende ne Libi, duke mohuar lajmin e përhapur një dite me pare nga agjencia egjiptiane “Mena”, e cila shkruante se Gadafi i është strehuar ne Algjeri. Sa i përket zhvillimeve ne terren luftimet vijojnë. Forcat proqeveritare janë ngushtuar gjithnjë e me shume ne një rreth te ngushte, pas sulmeve te rebeleve te ndihmuar edhe nga avionët e komunitetit ndërkombëtar. Ndërkohë ne Tripoli janë gjetur dy shtëpi me nga 200 viktima, trupat e te cilëve ishin te dekompozuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›