Fitore bindëse e Liverpul
Ne Anfield Roud te kuqte e Keni Dallglish munden me rezultatin 3-1 Bolton Uonderers duke kaluar ne kuotën e 7 pikëve. Te karrikuar nga fitorja ne Emirejts kundër Arsenal një jave me pare, vendasit e nisen mjaft mire takimin dhe ne minutën e 15 talenti Xhordan Henderson kaloi ne avantazh skuadrën e tij. Ne pjesën e dyte Liverpul mbylli takimin qe ne minutat e para te saj. Ne minutën e 52 mbrojtësi Skrtel dyfishoi shifrat ndërsa një minute me vone një tjetër blerje e kësaj vere Charli Adam shënoi golin e trete. Goli i nderit për miqtë u shënua ne minutat shtese te takimit me Ivan Klasnic i cili shfrytëzoi mjaft mire një gabim te mbrojtësit Karager. Çelsi i Villas boas arrin një tjetër fitore ne Stamford Brixh por vazhdon te mos binde. Blute munden me rezultatin 3-1 debutuesin e Premier Liges, Noruic ne një takim qe u shty për 11 minuta me momente ankthi dhe frike pas dëmtimit te Didier Drogba i cili u përplas me portierin kundërshtar. Londinezet gjeten rrugën e rrjetës qe ne minutën e 6-te me Bosingva por ne minutën e 63 Holt vuri gjithçka ne diskutim duke barazuar shifrat. Ne minutën e 82 Lampard kaloi përsëri ne avantazh skuadrën e tij kur ktheu ne gol një penallti te marre nga Ramirez. Ndersa shifrat përfundimtare i vulosi Huan Mata i cili ne minutën e 100 shënoi golin e trete duke debutuar ne mënyrën me te mire me fanellën e tij te re. Ne takimet e tjera u arritën këto rezultate: pika e 7 për Uollverhemton pas barazimit pa gola ndaj Aston Viles, i njëjti rezultat u arrit edhe ne takimin Suonsi-Sanderland. Fale një dopiete te ish-lojtarit te Çelsit, Franko Di Santo Uigan mundi QPR 2-0, ndërsa surpriza erdhi nga Blekburn ku roversat u munden ne minutën e 90-te 0-1 nga Everton.