Tepelenë, panik nga predhat
Ndërkohë i mituri Sebastjan Dervishi, sipas mjekeve, është jashtë rrezikut për jetën, por ka humbur tre gishtat e dorës se djathte. Djali se bashku m te motrën ndodhej ne tokat e familjes duke mbledhur bagëtitë. Kur e ka pare pranë shkurreve fëmija e ka marre ne dore objektin ushtarak, çka ka shkaktuar shpërthimin e djegores. Te afërmit bëjnë thirrje për ndërhyrjen e ushtrisë për pastrimin e zonës se minuar. Procesi i demontimit nga forcat e ushtrisë ne repartin e Zharrës pranë fshatit Turan te Tepelenës prej kohesh janë kundërshtuar nga banoret, te cilët ndihen te pasigurte por edhe për shkak te dëmtimeve qe kane pësuar shtëpitë e tyre. Ata thonë se kane gjetur shume djegore te paplasura, te cilat gjate procesit te demontimit shpërndahen deri pranë shtëpive te banoreve. Këta te fundit kane dale disa here ne protesta, madje duke bllokuar edhe makinat e ushtrisë.