E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç për bisedimet Serbi-Kosovë

Ndërsa ne Kosove pritet formimi i qeverise se re me 9 janar, shteti serb bën thirrje për nisje te shpejte te negociatave Prishtinë-Beograd. Ne një interviste për gazetën serbe "Blic", presidenti Boris Tadic ka deklaruar se Serbia është e gatshme te nisi negociata me vendin fqinj për çështje teknike. Kemi gati ekipin negociator dhe platformën dhe tashme e vetmja pengese për fillimin e bisedimeve teknike është qeveria e re ne Kosovë mësohet te ketë thënë Tadic për gazetën "Blic". Ndërkohë ne reagimin e tij te pare për shtetin e Kosovës, kryeministri hungarez Viktor Orban, vendi i te cilit mban edhe presidencën e radhës te Bashkimit Evropian, ka deklaruar se do te mbështesë zhvillimin e bisedimeve me dy vendeve te Ballkanit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›