Mbi 500 marinarë rusë të bllokuar

Dy akullthyese ruse po përpiqen të shpëtojnë anijet e peshkimit, që kanë mbetur të bllokuara në akujt e Detit Ohotk.
Mbi 500 njerëz gjenden në pesë anijet e mbetura në mesin e akujve. Tre nga anijet kanë mbetur atje nga nata e Vitit të Ri. Burimet zyrtare pohojnë se ekuipazhi i anijeve ka furnizime të mjaftueshme me ujë dhe ushqime, duke i vëne ata në rrezik për jetën.