Wikileaks: Ahmadinejad, gati të shkëmbente uraniumin

Presidenti Iranian, Mahmoud Ahmadinejad ishte gati për një marrëveshje mbi dosierin bërthamor, por duhet të hiqte dorë për shkak të presioneve të ultranacionalistëve të Teheranit.
Sipas tyre, ky kompromis do të konsiderohej nga opinioni në vend si një humbje.
Prapaskenat i ka bërë të ditura WikiLeaks, me publikimin e një kabllogrami të dërguar në fund të 2009-s, të shkëmbyer mes një zyrtari të lartë amerikan dhe ministrit të Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.