E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabuli reagon pas videos me emigrantë të vdekur

Ministria e Jashtme e Afganistanit po kërkon sqarime lidhur me videon ku tregohen migrantë afganë të vrarë e të plagosur. Videoja e transmetuar nga televizioni privat afgan Tolo TV është xhiruar në Iran.

Kabuli zyrtar e ka ngritur çështjen me zyrtarët iranianë.

Nuk janë të qarta as rrethanat dhe as koha e xhirimit të videos. Në Iran llogariten të jetojnë e punojnë rreth 1.5 milionë afganë, përfshi dhe refugjatë që janë aty në mënyrë të paligjshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›