Afganistan, i krishteri rrezikon dënimin me vdekje
Një javë kohë për t`u kthyer mysliman ose do të dënohet me vdekje. Ky është ultimatumi që i është dhënë një shtetasi afgan që kishte vendosur t`i drejtohej krishtërimit.
Shaoib Assadullah është arrestuar më 21 tetor në Mazar-e-Sharif pasi i kishte dorëzuar një Bibël një personi që e denoncoi tek autoritetet lokale.
Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i International Christian Concern.