KS në debat përMitrovicën, Tadiçfajëson "Pavarësinë"
NJU JORK-Sot pasdite filloi takimi i Këshillit të Sigurimit, pjesë e të cilit është dhe seanca e jashtëzakonshme për gjendjen e sigurisë në Kosovë. Fillimisht u mbajt një sesion i mbyllur këshillimesh e më pas seanca nisi me dyer të hapura për mediat.
Takimi u mbajt me kërkesë të Serbisë, pas incidentit të së premtes në veri të Mitrovicës, ku u vra një person dhe u plagosën mbi 10 të tjerë. Po kështu pritet të diskutohet dhe për plagosjen e djeshme të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Petar Miletic.
Në takim marrin pjesë presidenti serb, Boris Tadic, shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo.
Po ashtu, në takim po merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i cili është prezantuar nga presidentja e radhës së KS-së, Nigeria, pa iu përmendur titulli përkatës.
Tadic në fjalimin e tij kërkoi nga KS-ja të dënojë sulmin e së premtes në Mitrovicë. Tadic po fajëson shpalljen e pavarësisë së Kosovës si arsyen bazë për incidentet e dhunshme në veri të Mitrovicës.
"Ajo që ndodhi në Mitrovicë është konsekuencë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. E vërteta është se shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk i ndihmon paqes e stabilitetit. E vetmja mënyrë për të vendosur stabilitetin në Kosovë është zbatimi i planit 6-pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm”, tha Tadic.
Pas tij foli shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier. Zannier solli për KS-në kronologjinë e ngjarjeve dhe foli dhe për plagosjen e deputetit në Kuvendin e Kosovës, Petar Miletic.
Kurse shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo, përveç rrjedhës së ngjarjes foli për kërcënimet që ekipi i EULEX-it ka marrë nga ekstremistët serbë. Kermabo tha se hetimet po bëhen nga Policia e Kosovës me ndihmën e EULEX-it. Ky i fundit ka pranuar ofertën e bashkëpunimit në hetime nga Beogradi. Shefi i EULEX-it theksoi se akuzat që janë bërë së fundi në media janë spekulime.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, në fjalën e tij po sjell masat e marra nga Qeveria e Kosovës për integrimin e veriut të vendit. Hyseni po kundërshton akuzat e Tadiçit.
(vijon)
(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)