“Pronat”, banorët e Orikumitsërish në protestë
VLORE- Banorët e Orikumit, njëherësh punonjës të ndërmarrjes bujqësore i janë rikthyer protestave për tokën mbi të cilën pretendojnë pronësinë.
Ata kanë kërkuar nga qeveria tu mundësojë certifikatat e pronësisë në të kundërt paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat, madje duke mos lejuar vijimin e punimeve në zonë.
“Ne kërkojmë nga kryeministri të na jepet certifikata sepse tokën e kemi të marrë sot e 20 vjet dhe toka është e jona. Ne do të vazhdojmë protestat deri sa të në jepet certifikata e tokës” shprehen banorët.
Në protestat e pak muajve më parë nuk kanë munguar dhe konfrontimet me forcat e policisë, ndërkohë që shpesh banorët kanë bllokuar dhe rrugët kryesore.
(e.n/news24/BalkanWeb)