E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/ Plagosja e 24-vjeçarit, arrestohet bashkëpunëtori i autorit

Plagosja e Roland Dokut, në afërsi të "21 dhjetorit" në Tiranë ka sjellë arrestimin e bashkëpunëtorit të autorit, Hajredin Laçi dhe shpalljen në kërkim nga policia të Ruzhdi Zokut. Sipas policisë së Tiranës mësohet se pas një sherri banal mes autorit dhe viktimës, 25-vjeçari Zoku ka marrë psitoletën në automjetin e tij dhe ka qëlluar katër herë dhe më pas është larguar. Ndërkohë që menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e komisariatit Nr. 2 të cilët kanë dërguar në spitalin ushtarak të kryeqytetit ku sipas mjekëve Doku ndodhet jashtë rerzikut për jetën pasi plumbat nuk i kanë prekur organet jetësore. Ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe gjatë orëve të natës ka bërë të mundur arrestimin e Hajredin Laçit, 36 vjeç i cili akuzohet si bahskëpunëtor në tentativën për vrasje të
24-vjeçarit Roland Doku. Ndërkohë pas hetimeve të kryera për Rruzhdi Zokun, ka rezultuar se është person i shpallur në kërkim dhe i dënuar në mungesë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendim të datës 07 nëntor të vitit 2009, për veprën penale të "Vrasjes së mbetur në tentativë". Ndërsa për këtë ngjarje Zoku do të akuzohet për për veprën penale të "Vrasjes me dashje" dhe të "Trafikim të armëve dhe municioneve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›