Gjirokastër, kapet 5 kg marijuanë, arrestohet 28-vjeçari
Sektori kundër narkotikëve në drejtorinë e Policisë Gjirokastër ka sekuestruar 5 kilogram marijuanë dhe ka vënë vënë në pranga një 28-vjeçar të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.
Në prangat e policisë ka përfunduar Roland Tosuni, banues në fshatin Libohovë të Gjirokastrës.
Policia tha se droga u sekuestrua në një banesë në lagjen "18 Shtatori", të improvizuar si hotel.
Policia tha se gjatë kontrollit, në derën e jashtme të hotelit u gjet një çantë shpine ku brenda saj kishte disa pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si mariuanë.
Nga kqyrja që iu bë çantës rezultoi se në çantë kishte 5 pako në formë cilindrike të mbështjella me letër natriban, secila me peshë 1 kilogram.
Ndërkaq, gjatë verifikimeve, policia ka arritur të vërtetojë se Roland Tosuni rezulton autori i grabitjes së një personi nga qyteti i Fierit.
Policia tha se 28-vjeçari i kishte marrë shtetasit nga Fieri 100 euro dhe një celular, të cilat iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për ndjekje të mëtejshme.