E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç shprehet i habitur për heqjen e antenave

Presidenti serb, Boris Tadiç ka reaguar ndaj aksionit të autoriteteve kosovare për heqjen e antenave të paligjshme të operatorëve telefonikë serbë.
Ai ka thënë se Beogradi do të ndërmarrë aksion ndërkombëtar për rikthimin e shërbimeve të telefonisë në territorin e Kosovës.
"Jam i habitur nga reagimi i EULEX-it, që me qetësi shikon thyerjen e të drejtave të njeriut, sepse EULEX-i është përgjegjës për sigurinë e qytetarëve. Me përfaqësuesit e EULEX-it do të kemi një bisedë shumë të vështirë në këtë temë", ka thënë Tadiç, duke shtuar se Telekomi i Serbisë është në gjendje që brenda shtatë ditësh të rivendosë aparaturën e shkatërruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›