E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç sot vizitëtë papritur në Shkuptakohet me Ivanov

SHKUP- Presidenti serb Boris Tadiç do të qëndrojë sot për vizitë njëditore në Shkup, i ftuar nga presidenti George Ivanov, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo vizitë konsiderohet e papritur, pasi nuk ishte paralajmëruar në axhendën e presidentit Ivanov. Takimi midis dy homologëve do të zhvillohet në darkë në vilën presidenciale Vodno në Shkup. Marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet në rajonin e Ballkanit do të jenë temat e takimit, bëjnë të ditur burime pranë presidencës në Shkup.

Kjo është vizita e dytë e presidentit Tadiç, pas zgjedhjes së presidentit Ivanov në krye të vendit. Ky takim zhvillohet disa ditë para takimit të presidentëve të të rajonit të Ballkanit në Prizren, që do të realizohet nën patronazhin e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›