Kurbin, lirohet 34-vjeçari i marrë peng
I marrë peng nga daja për një borxh dhe i vënë në pranga nga policia për armbajtje pa leje, ditën e mërkurë Ndoc Ndou ka dalë nga qelia e burgut.
34-vjeçari që u mor peng nga Mark dhe Valmir Gjini u dënua nga gjykata e kurbinit me 10 ditë burg, pasi policia gjeti pranë banesës së tij një armë pa leje.
Pas përfundimit të dënimit 10 ditor gjykata e Kurbinit ka vendosur masën detyrim paraqitje për 34-vjeçarin ndërsa ka lënë në burg dajën dhe kushërinin pengmarrës.
34-vjeçari Ndoc Ndou u mor peng mbrëmjen e 26 majit, nga dy persona, të cilët më vonë rezultuan se ishin daja dhe kushëriri i tij. Shkak për ngjarjen e pazakontë në Shqipëri u bë një borxh që 34-vjeçari i detyrohej familjes Gjini.
Bëhej fjalë për mos dhënien e rentës së prodhimit për një periudhë 10-vjeçare të një sipërfaqeje toke prej 4 dynymësh. Ngjarja vuri në lëvizje strukturat e policisë së Kurbinit, të cilët veç pengmarrësve vunë në pranga edhe vetë pengun.