E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket nga radarët avioni francez me 228 pasagjerë

Rio de Janiero -Një avion francez me plot 228 pasagjerë në bord është zhdukur nga radari sot në Brazil. Avioni, model Airbus, është zhdukur në brigjet e brazilit. Deri më tani nuk dihet asgjë rreth avionit të humbur. Avioni i linjës Air Francë, në intinerarin Rio de Janiero-Paris, duhet të kishte mbërritur në kryeqytetin francez në orën 11:10 të mëngjesit të sotëm.

Kanë nisur tashmë hetimet për të zbardhur fatin e avionit. Lajmi është konfirmuar edhe nga Ai Francë, i cili ka deklaruar se kishin humbur kontaktet me avionin dhe nuk kishin të dhëna rreth tij. Sipas CNN, operaciooni i shpëtimit ka nisur pranë ishullit brazilian Fernando de Noronha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›