E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama feston me rrjetin rinor të kryeqytetit

Në ditën e Krishtlindjeve dhe në atmosferën e gëzuar që ofrojnë festat e fundvitit, Bashkia e Tiranës organizon një mbrëmje festive me pjesëmarjen e të rejave dhe të rinjëve që përbëjnë rrjetin rinor të kryqytetit. Ky rrjet është i krijuar nga nxënës dhe gjinazistë të kryeqytetit dhe të shkollave të mesme profesionale. Kryebashkiaku Edi Rama i pranishën në këtë takim vlerësoi lart kontributin e tyre për komunitetin. Rrjeti rinor i kryeqytetit ka si qëllim tu ofrojë të rinjve një jetë dinamike, të mbushur me aktivitete e veprimtari të ndryshme sociale e kulturore të cilat synojnë gjallërimin dhe nxitjen e pjesëmarjes aktive të të rinjve në jetën e kryeqytetit, duke i konsideruar ata si një pjesë tepër të rëndësishme dhe aktive të shoqërisë sonë. Gjithashtu në këtë takim, kryebashkiaku shpërndau për të rinjtë dhe të rejat çertifikatat e pjesëmarrjes të tyre në trajnime të ndryshme si komunikim, debat, lidership, dhe arte pamore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›