E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç: Nuk do njoh marrëveshjen e demarkacionit Maqedoni-Kosovë

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar se Beogradi zyrtar nuk do ta njohë kurrë marrëveshjen për demarkacionin, të cilën e kanë firmosur Maqedonia dhe Kosova. Me tej ai ka deklaruar se ruajtja e integritetit të Serbisë është direkt e lidhur me shënimin e vijës kufitare. Tadiç ka theksuar se kohë më parë lidhur me këtë temë ka patur një diskutim shumë serioz me presidentin e Maqedonisë, George Ivanov. "Qartazi kam deklaruar se Serbia, kurrë dhe me asnjë çmim nuk do ta pranojë marrëveshjen e demarkacionit të Maqedonisë me Kosovën", ka theksuar presidenti serb. Tadiç ka sqaruar se edhe për Maqedoninë në të ardhmen është tepër i rëndësishëm vendimi i GJND-së për Kosovën i cili pritet të shpallet gjatë muajve të ardhshëm. Deklaratwn pwr mosnjohjen e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit, të firmosur midis Maqedonisë dhe Kosovës, e ka bërë të ditur gazeta serbe "Politika", duke cituar presidentin serb Boris Tadiç, gjatë një vizitë në Leskovc. Tadiç shtoi se "çështja e respektimit të integritetit territorial të Serbisë është drejtpërdrejt e lidhur me demarkacionin e kufirit", duke shtuar me këtë rast se ka fituar bindjen nga presidenti i Maqedonisë se dokumenti i firmosur midis Serbisë dhe Maqedonisë mbetet në fuqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›