E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Marty, Eshton:EULEX nuk ka nevojëpër prokurorë shtesë

BRUKSEL- Kryediplomatja e BE-së Kethrin Eshton, tha se nuk ka nevojë për prokurorë shtesë, sepse misioni i EULEX-it tashmë ka prokurorë të pavarur që punojnë në rajon.

Eshton i bëri këto komente pas kërkesës së organizatës Human Rights Ëatch që BE-ja të emërojë një prokuror të pavarur në Kosovë për të hetuar pretendimet në akuzat e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty. Eshton tha se do të duheshin më shumë prova nga Marti përpara se të ndërmerren hetime të reja.

"Çdo prokurori duhet t'i bazojë hetimet e veta mbi dëshmitë që parashtrohen në gjykatë. Nëse vërtetë Marty, apo cilido tjetër, ka gjetur prova thelbësore për aktivitete kriminale, ne do ta inkurajonim atë që t'i sjellë përpara autoriteteve përkatëse, përfshirë EULEX-in", tha Eshton.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›