E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç pranon bisedimet me palën kosovare

Deklarata të ndryshme vijnë nga beogradi zyrtar lidhur me çështjen e bisedimeve me lidershipin e Kosovës. E teksa Ministri për Kosovën Bogdanoviç më parë pati deklaruar se pala serbe pranon të bisedojë vetëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë, presidenti Boris tadiç ka deklaruar të kundërtën. Serbia është e gatshme të zhvillojë bisedime me lidershipin shqiptar të Kosovës për të diskutuar çështjet e përditshme të Kosovës, që fitoi pavarësinë nga Beogradi një vit më parë, deklaroi sot Tadiç. ''Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës për jetën e përditshme dhe problemet reale, por në këto diskutime nuk duhet të vihet në dyshim sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë''I ka thënë ai pasi OKB dhe BE i kanë kërkuar Beogradit dhe Prishtinës që të zhvillojnë bisedime në fund të janarit, çka do të mund të përbënte takimin e tyre të parë, që nga koha kur negociatat e ndërmjetësuara nga OKB-ja, në vitin 2007, dështuan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›