E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, Rusia e gatshme të forcojë dialogun me SHBA

>Rusia shpreson ti përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në nën administrimin e presidentit të ri, Barack Obama. Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, ka thënë se Moska dhe Uashingtoni kanë pasur përplasje të vazhdueshme për shumë çështje në Këshillin e Sigurimit, veçanërisht për pavarësinë e Kosovës. Ne shpresojmë se do të kemi bashkëpunim më frytdhënës me kolegët tanë amerikanë, sidomos tani me administratën e re. Çështja e pavarësisë së Kosovës, lufta në Gjeorgji dhe çështja e Irakut, kanë nxjerr në sipërfaqe qëndrime diametralisht të kundërta në mes të dy vendeve, ka thënë Churkin. Ndërsa nga ana tjetër ambasadori i SHBA në Beograd Kameron Manter, ka thënë se çështja e Kosovës ka marrë fund, sepse është zgjidhur statusi i saj. "Problemi i Kosovës është mbyllur, sepse është zgjidhur problemi i statusit", tha Manter duke shtuar se rihapja e çështjes së statusit të Kosovës nuk është reale. "Udhëheqja e Republikës së Serbisë dhe të Republikës së Kosovës do të duhej të bisedonin si miq fqinjësorë dhe të zgjidhin problemet më së miri dhe ne do ta përshëndesnim këtë", ka theksuar Manter, duke shtuar se çështja e statusit është mbyllur dhe rreth kësaj nuk mund të pajtohemi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›