E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojani: Maqedonia pengesë kryesore për zgjidhjen e emrit

>Shefja e diplomacisë greke, ka deklaruar se Greqia është e interesuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit me të cilën të gjithë do të dilnin fitues, por për fat të keq kjo zgjidhje pengohet nga qëndrimi provokativ i Maqedonisë, i cili pengon krijimin e një klime të mirëbesimit. Këto komente diplomatja greke i bëri në një intervistë për një të përditshme serbe. Gjatë kësaj interviste ajo ka theksuar: Do të dëshiroja edhe njëherë të theksoj se një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët do të ishte në dobi jo vetëm për Maqedoninë(IRJM), por do të kontribuonte edhe në rritjen e stabilitetit në Evropën Juglindore dhe në të njëjtën kohë do të përforcoheshin shanset për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, theksoi Bakojani. Shefja e diplomacisë greke ka filluar një vizitë zyrtare në Beograd ku do të realizoj takime me presidentin Boris Tadiç dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare. Pas vizitës në Beograd ajo do të udhëtoj për një vizitë zyrtare në Kosovë. Ndërkohë në datën 9 shkurt, ministrja Bakojanis do të jetë në Tiranë. Këto vizita bëhen në kuadrin e kryesueses së radhës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë(OSBE). Greqia mori kryesimin njëvjeçar të radhës të OSBE-së më 1 janar 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›