E Diel, 1 Nëntor 2026

Mosanëtarësimi në NATO dhe BE nuk rrezikon marrëdhëniet ndëretnike

>Shefi i diplomacisë, Antonio Milloshoski ka deklaruar në mënyrë të drejtpërdrejt se nuk do të rrezikohen marrëdhëniet ndëretnike nëse vendi nuk do të marrë ftesën për anëtarësim në NATO dhe BE. I pyetur se a do të rrezikohen marrëdhëniet ndëretnike nëse Maqedonia nuk anëtarësohet në NATO dhe BE, shefi i diplomacisë Milloshoski ka deklaruar se vendi i tij disa herë e ka kaluar testin e vitalitetit. Maqedonia e ka kaluar testin e vitalitetit të saj edhe në vitin 1993- 94, kur ka pasur bllokada serioze ekonomike dhe presione politike në vitin 1999 dhe 2001. Maqedonia është vende stabël dhe vetë e krijon këtë stabilitet, i cili është faktor i rëndësishëm në kornizat ndërkombëtare, ka deklaruar Milloshoski. Çështja e kontestit të emrit me Athinën i ka bllokuar integrimet euroatlantike të Maqedonisë. Në këtë situatë, kur vendi rrezikon izolimin total, shumica e ekspertëve dhe analistëve politik në Maqedoni vlerësojnë se mund të tensionohen marrëdhëniet ndëretnike në vend. Gjatë këtij muaji është paralajmëruar vazhdimi i bisedimeve për kontestin e emrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›