Sekretari i Shëndetësisë tërheq kandidaturën

Kandidati i Presidentit amerikan Barak Obama për postin e Sekretarit të Shëndetësisë ka tërhequr kandidaturën pasi u mor në pyetje për vonesën në pagimin e një pjese të taksave me vlerë prej 120 mijë dollarësh. Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Obama e pranoi tërheqjen e kandidaturës së zotit Deshëll "me keqardhje dhe dëshpërim. "Të hënën, zoti Deshëll i dërgoi një letër Komisionit të Senatit për Financat për ato që i cilësonte si gabime pa dashje në lidhje me taksat. Ish-udhëheqësi i demokratëve në Senat, Tom Deshëll tha se ndjente turp dhe zhgënjim për gabimet.