E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mbroni Shpellarin" ngjitet në skenën e TK-së

"Mbroni Shpellarin" do të jetë monodrama që do të ngjisë në skenë Spiro Dunin. Në sallën e Teatrit Kombëtar më datë 7, 8 dhe 9 mars do të shfaqet premiera e monodramës së autorit amerikan Rob Becker "Mbroni Shpellarin" nën interpretimin e Spiro Dunit dhe Genc Rushit. Regjisor i pjesës është vetë Spiro Duni. Monodrama Mbroni shpellarin është një pjesë humoristike, e cila mundohet të eksplorojë dhe shpjegojë diferencën midis burrit dhe gruas dhe se si duhet gjetur gjuha e përbashkët. "Mbroni shpellarin" është shfaqur për herë të parë në Amerikë në 1991 dhe atë tashmë e kanë shumë njerëz, në më tepër se 30 vende të botës në 15 gjuhë të ndryshme. Herët e fundit të vënies në skenë të premierave të tilla, artistët më në zë të TK-së kanë zgjedhur të vijnë me monodrama, e cila ndoshta më parë jo e halumtuar kaq shumë, duket se po i tërheq profesionistët e vërtet të ngjiten në skenë me një monodramë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›