Tadici bizar
Express: Kryeministri Thaçi dhe z. Tadic kanë përshëndetur njëri - tjetrin ngrohtësisht në Dubrovnik. Çka mendoni, cila është rëndësia e takimit dhe a mendoni se kjo është një paralajmërim për takime të tjera?
Judah: Dorështrëngimi ishte me të vërtetë i çuditshëm. Pas shumë viteve të ndalesës për zyrtarë serbë që të bëjnë gjëra të tilla, z. Tadic e përdor shansin e parë për vete dhe momentin që lirohet nga detyra zyrtare, shkon të takohet me Thaçin. Kam dyshime se s’ka kurrfarë vlere kjo përshëndetje, sa i përket Kosovës dhe Serbisë, por është një tentativë e fundit e Tadicit të tregojë se është ende relevant dhe se nëse krijohet një koalicion tjetër ne Serbi, ai do të ishte personi që i lëviz gjërat ndaj Kosovës. Megjithatë, nuk besoj se kjo do të ndodhë dhe e tërë situata veç sa e ka dëmtuar Tadicin në Serbi, sepse duket sjellje bizare, oportuniste dhe hipokrite. Nikolic po ashtu është shprehur se dëshiron takime të nivelit të lartë dhe besoj se në një formë apo tjetër, kjo do të ndodhë, por nuk besoj se ky dorështrëngim me Tadicin do të ketë ndikim në këto ngjarje.
Intervisten e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshem te Gazetes Express...