“Hej Beach Soccer 2012”
_15679.jpg)
Ky turne do të mbahet më 14 dhe 15 korrik , gjersa interesimi edhe përkundër faktit se është edicioni i parë , ishte tejet i lartë. Kësaj radhe ekipet pjesëmarrëse janë selektuar duke u ftuar nga organizatori , me qëllim që cilësia të jetë sa më e lartë, pasi që skuadrat përbëhen me futbollist , ish futbollist si dhe shumë të tjerë nga sfera të ndryshme të shoqërisë , por që e adhurojnë sportin numër një në botë.
Gjithsej pjesëmarrës do të jetë 16 skuadra , kurse forma e garave do të jetë me sistem eliminimi. Organizatori Arlind Grantolli ka thënë se ideja për organizimin e një turneu të tillë të Futbollit në zall , ka vite që është hedhur në letër , mirëpo deshi që viti 2012-të të jetë koha e realizimit të tij.
Këtë ide e kemi vënë në letër tash e disa kohë unë dhe Arian Grantolli , mirëpo për shkaqe të ndryshme nuk kemi arritur që ta organizojmë deri sot. Mirëpo ka dashtë zoti që në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë të jetë edicioni i parë i këtij turneu , i cili them se do të mbahet gjatë në mend. Njëherësh ky turne tani e tutje do të jetë tradicional”.
Ekipi në Beach Soccer përbëhet nga 5 lojtar , 4 në fushë dhe portieri , gjersa 3 të tjerë janë rezervë. Futbolli në zall gjenezën e ka në Brazil , saktësisht në plazhet e Rios , ndërsa organizimi dhe kodifikimi i rregullave të këtij sporti për herë të parë është bërë në vitin 1992 , për ti lënë rrugë më 1993-ën turneut të parë që ishte mbajtur në Miami Beach me skuadra nga Amerika , Brazili , Argjentina dhe Italia.
Ndërkohë në fund të konferencës u hodh edhe shorti për turneun “Hej Beach Soccer 2012”. Në xhiron e parë takohen: Ipko – Raiffaisen Bank , Kroacia Sigurimi – Përfaqësuesja e Kosovës , RTK – Policia , RTV 21 – Aeroporti , Kohavisioni – Babel , Grafoprint – Lips , Bamboo – Konak dhe Gazeta Sport – PTK. Skuadra fituese e turneut në këtë edicion do ti marrë 800 euro , vendi i dytë 400 ndërsa vendi i tretë 200.
“Turneu do të zhvillohet më 14 dhe 15 Korrik në fushën e zallit në Gërmi. Deri më tani përgatitjet për këtë turne pothuajse janë kryer , zalli nga sot do të vendoset në fushën e gërmisë , e i cili do të jetë i cilësisë më të lartë , ashtu dhe si kërkohet për zhvillimin e kësaj loje , portat , topat , vijat , flamujt dhe të gjitha gjërat tjera janë të standardeve si i kërkon Beach Socceri. Ndërkohë drejtësia do të ndahet nga gjyqtarë të FFK-së , saktësisht të shoqatës së gjyqtarëve të Kosovës. Loja do të luhet me të gjitha rregullat , si luhet edhe në krejt botën , me përjashtim të vogël. Këtë vit kemi vendosur që ndeshjet të zhvillohet 3 herë nga 10 minuta e jo 3 herë nga 12 minuta , pasi duelet do të zhvillohet nga ora 12 deri në orën 18 kur është vapë e madhe , dhe kemi menduar t’ua lehtësojmë pak punën pjesëmarrësve”, përfundoi Grantolli.