Tadici në Kosovë me leje të Qeverisë
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se vizita e tij ka marrë pëlqimin e ekzekutivit, pasi sipas tij, vizita ka karakter fetar.
“Tadiçi ka kukuar leje nga zyra e BE-së në Beograd, ajo leje është dërguar në zyrën e BE-së në Prishtinë, e më pas zyra e ka dërguar në Qeveri. Qeveria i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese, pasi është interesuar dhe se vizita ka të bëjë me karakter fetar”, ka thënë Kuçi të enjten, pas mbledhjes së Qeverisë, transmeton Indeksonline.
Megjithëse e konsiderojnë si vizitë të karakterit fetar, përvoja e sjelljes së zyrtarëve serbë në Kosovë, ka treguar se ata i përdorin për deklarata politike.
“Kemi marrë garancë ndërkombëtare se Tadici nuk do ta përdorë vizitën për çështje politike”, ka thënë Kuçi, megjithëse nuk e përjashton një mundësi që Tadici prapë të jep deklarata politike.
Në delegacionin e Tadiçit do të jetë edhe Goran Bogdanovic, po ashtu me leje të Qeverisë.