Të hiqen barrikadat
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar se Bashkimi Europian i ka dhënë Kosovës perspektivë të qartë europiane me vendimet që kanë marrë zyrtarët e lartë evropianë gjatë muajit dhjetor në Bruksel.
Phillip Reeker, Zëvendësndihmës i Sekretares amerikane të Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë se tani Kosova ka mundësi për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave, por edhe mundësitë për progres në çështjet tregtare si dhe anëtarësimin në Bankën Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim.
“Periudha që kaloi ka qenë mjaft intensive dhe ne pandërprerë po angazhohemi në lidhje me këto tema dhe duhet ta bëjmë këtë edhe më tutje, sepse Ballkani Perëndimor ka rëndësi të madhe për Europën”, ka thënë Reeker.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...