E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoeness kritikon Realin dhe Barcelonën

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka kritikuar sjelljen e Real Madridit dhe Barcelonës.

Duke konsideruar krizën financiare në Evropë, Hoeness ka reaguar ashpër ndaj shpenzimeve të dy gjigantëve të La Ligas.

“Për mua është çmenduri. Ne (Gjermania) paguam qindra milionë euro për Spanjën që të dalë nga kriza, kurse klubet e tyre paguajnë yje si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Nuk mund të jetë kështu. Vetëm Real Madridin ka borxhe më të mëdha se gjitha skuadrat e Bundesligës”, deklaroi Hoeness për Bild.de.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›