Tafaj Aplikoni ne programet e studimeve jashte Shqiperise
Aplikoni per tu kualifikuar ne kater programe shume te rendesishme te arsimit larte. Kete thirrje u beri dje ministri i Arsimit dhe Shkences Myqerem Tafaj studenteve ne vend. Per hapjen e diteve informative Ministria e Arsimit dhe Shkences ne bashkepunim me zyren TEMPUS ka zgjedhur universitetin Aleksander Moisiu ne Durres te cilin ministri e ka cilesuar nje histori suksesi pas hapjes se shkolles se doktoratures ne fushen e ekonomise. Sot mbeshtesim doktorata ne universitete nga me te mirat e botes. Disa prej tyre i kane perfunduar dhe jane kthyer. Ju ftoj qe te aplikoni sepse ky eshte programi yne. Keni te gjithe hapesiren per te shpalosur te gjithe interesin motivacionin intelektin aftesite cilesite cdo gje. Sepse je i mbeshtetur nga vendi yt tha ministri. Programi Tempus i cili mbeshtetet nga Bashkimi Europian dhe qe ka dhene nje ndihmese te madhe per universitetet e vendeve postkomuniste mbeshtet programet Erazmus dhe Zhan Mone ku studentet dhe pedagoget aplikojne vete ne fusha qe kane te bejne me shume me marredheniet nderkombetare integrimin evropian etj. Duke promovuar programet qe mbeshtesin kualifikimin e shpejte te pedagogeve te rinj te asistenteve dhe te studenteve ne funksion te arritjes se objektivit tone - perafrim sa me te shpejte me standardet europiane Tafaj u ndal tek Fondi i Ekselences.