Topciu nje veper mbi modernitetin e letrave shqipe
Ndersa jo rralle here kemi degjuar te flitet per mungese te kritikes letrare ne Shqiperi na vjen pikerisht nje i tille. Titullohet Tradita moderne ne letrat shqipe dhe mban per autor studiuesin dhe perkthyesin Luan Topciu. Libri vjen gjithashtu ne nje kohe kur diskutohet nese ka apo nuk ka vlere letersia e shkruar gjate viteve te diktatures komuniste. Dhe nje pjese e autoreve te zgjedhur kane shkruar gjate kesaj periudhe. Por nuk flitet vetem per kete periudhe sepse moderniteti ne letrat shqipe haset shume me heret. Jo me kot nis me rilindesin e madh Naim Frasheri per te hyre ne kohe per te trajtuar nje copez nga letersia e
trajtuar nen diktature dhe per te ardhur deri ne ditet tona. Nga autori ne autor kupton me mire fenomenin lindjen dhe pjekjen e tij. Sigurisht ne kete liber mungojne shume autore qe kane dhene ndihmese te madhe ne mobilimin e letrave shqipe dhe kultures shqiptare me modernistet. Jane te shumte autoret qe kontribuojne per modernizimin e saj cdo dite me botimet e reja me ekspozita te reja me shfaqje te reja ne kufijte e Shqiperise dhe jashte saj. Libri nuk perfshin gjithe modernitetin shqiptar sipermarrje e pamundur per nje liber te vetem por synon te shpjegoje nje dukuri te pamunguar ne kulturen shqiptare sqaron Topciu ne pasthenien e librit ku eshte munduar te ceke vepren e autoreve jo vetem nga Shqiperia por edhe Kosova e Maqedonia. Perpara se te hyje dhe te marre ne shqyrtim veprat e autoreve Topciu na fut pak ne hulline e modernitetit si koncept pastaj traditen moderne ekzistencen e saj mes letrave shqipe avangarden postmodernizmin dhe letersine e levruar pas renies se diktatures komuniste etj. Per te nisur me poezine ku si perfaqesues te pare merr poetin Naim Frasheri te cilin e quan modelues te vetedijes poetike shqiptare. Nga vargjet e Naimit tek ligjerimi modern dhe filozofik i poezise se Lasgush Poradecit. Lasgush Poradeci eshte nje poet dhe nje dukuri letrare nje mit dhe nje short. Lindi vetem nje vit para vdekjes se Naim Frasherit nje shekull me pare dhe do te jetonte deri ne 1987 duke dominuar me artin e tij gjithe kete shekull shkruan Topciu. Nje poet modernist par excelence eshte Martin Camaj. Vepra poetike e Martin Camajt eshte nje veper e sinkronizuar teresisht me proceset e modernizimit te letersise boterore nje shembull i shkelqyer i thellesise artistike dhe magjistar i kombinimeve dhe formulave ne gjuhen shqipe nje model i mrekullueshem i percapjeve te artit shqiptar ne rrafshet me te eperme te kultures europiane. E pason Ali Podrimja nje nga poetet me novatore ne gjuhen shqipe dhe poeti me i mirenjohur e me i perkthyer ne plan nderkombetar. Nuk mund ti mungoje kesaj vepre edhe analiza e poezise se Visar Zhitit kjo parajse-ferr kjo liri-roberi ky denim dyfish eshte nje akt sublim sic e quan studiuesi. E nis me vellimin Psalm 1998 per te vijuar me Thesaret e frikes 2005. Ndalet dhe ne disa poete te tjere jo te permasave te emrave te mesiperm por qe plotesojne spektrin e modernitetit shqiptar. Dhe vijon me prozen e cila nuk mund te mos fillonte me Mitrush Kutelin me novelen E madhe eshte gjema e mekatit. Ne gjithe prozen shqipe nuk gjejme kaq finese proze poetike me vlera antologjike magji erotike sensualitet brishtesi ndjenjash se sa tek kjo novele ku dashuria shnderrohet ne fe ne nje mit ne nje univers te ri. Romani Oh i Anton Pashkut vijon rrugetimin ne zbulimin e modernitetit ne letrat shqipe. Per te mberritur tek Ismail Kadare tek disa prej veprave te tij e ne fund me shkurtimisht tek Besnik Mustafaj Fatos Kongoli Agron Tufa Elvira Dones etj.
Ismail Kadare
Studiuesi ka preferuar te ndalet pak me gjate duke marre ne shqyrtim jo vetem disa prej veprave te tij me te mira por duke dhene mendimin e tij mbi vlerat e figures se Kadarese duke e konsideruar si nje shpetimtar te letersise shqipe nga kompleksi i kultures periferike. Ne shumicen e rasteve behet nje ngaterrim i regjistrave gjykohet njeriu per shkrimtarin gjykohet shkrimtari per njeriun. Kur flasim per Ismail Kadarene kemi parasysh shkrimtarin me te madh shqiptar te te gjitha koherave nuk kemi parasysh njeriun burrin individin me dobesite e tij me egon dhe ambiciet njerezore apo me dobesi te tjera te pashmangshme per nje njeri te artit shprehet Luan Topciu. Veprat qe ai ka marre ne shqyrtim jane Kisha e Shen Sofise te cilen e konsideron si nje simbol androgjen i botes se krishtere dhe myslimane pastaj vijon me romanin Perbindeshi i cili ka ndjekur nje rruge peripetike deri ne botimin e tij. Autori ve ne pah lojen qe shkrimtari ben me kohen me zhvendosjen e miteve dhe aluzionin qe ai ben permes perbindeshit-furgon me izolimin e Shqiperise komuniste. Novela Qorrfermani e cila i vendos ngjarjet ne Perandorine Osmane eshte nje tjeter deshmi e modernitetit te letersise shqipe. Topciu nuk i reziston dot ngasjes te heqe nje paralele letrare mes Kadarese dhe Kafkes duke krahasuar Qorrfermanin me Keshtjellen. Piramida nuk le vend per diskutim ajo eshte nje alegori e hapur per ndertimin e muzeut kushtuar diktatorit Enver Hoxha. Dhe me ne fund nje veper e shkruar ne liri S.P.I.R.I.T.U.S ngjarjet e se ciles vendosen me ne fund ne Shqiperi e flasin hapur per diktatorin dhe diktaturen. E pastaj Darka e gabuar nje nder veprat me te fundit te Ismail Kadarese qe per Topciun eshte nje tentative per te rrokur befasisht vetveten. Ne kete roman prania e Kadarese eshte me e gjalle se ne shume vepra te tjera shkruan Topciu.
Shkrimtaret
Naim Frasheri
Lasgush Poradeci
Martin Camaj
Ali Podrimja
Resul Shabani
Sali Bashota
Jamarber Marko
Krenar Zejno
Senad Guraziu
Mitrush Kuteli
Anton Pashku
Ismail Kadare
Besnik Mustafaj
Luan Starova
Agron Tufa
Agim Isaku
Fatos Kongoli
Elvira Dones
Arber Ahmetaj
Autori
Luan Topciu eshte doktor i shkencave filologjike ka punuar si profesor ne Universitetin e Bukureshtit dhe te Tiranes kryeredaktor i revistes dygjuheshe Albanezul/Shqiptari Paradigma XXI. Disa nga veprat e autorit jane Ndjenja e mallit tek Asdreni Poradeci Kuteli Tekstualizem dhe stil Permasa moderne ne letersine shqipe Vetmia nostalgjike ne poezi. shte bashkautor i Fjalorit Shqip-Rumanisht. Ka perkthyer nje sere librash nga gjuha rumune ne shqip dhe anasjelltas.
Qorrfermani
Qorrfermani eshte tragjedia e nje populli te tere dhe e individit ne vecanti. Ne pjesen e pare te noveles individi nuk eshte konceptuar si i tille por vetem si pjese sasiore e turmes. Ngjashmerisht me prozen e Kadarese ketu deliri halucinant behet obsesiv dhe ne dallim nga personazhet kafkiane te cilet e pranojne fajesine fale moskuptimit te situatave absurde viktime e te cilave jane personazhet e Kadarese nuk jetojne asnje cast ndjenjen e fajesise te fajesise pa faj perkundrazi ata jane tejet te ftilluar gje e cila e amplifikon dramen...
Piramida
... Ismail Kadare nuk propozon tema historike ai deshmon dhe nje here qe ajo eshte vetem nje pretekst problemi i vertete qendron ne mesazhet ndertekstore....
Romani ne formen e pare te tij si novele u shkrua kur ne Shqiperi ndertohej muzeu Enver Hoxha nje ndertim absurd jashtezakonisht i kushtueshem ne formen e nje piramide ne kurrizin e nje populli te fyer te varferuar skajshmerisht nga politika e nje shteti totalitar. Shembuj nga shoqerite ish- komuniste mund te shumohen - piramida e ausheskut Pallati i Popullit fabrikat e pamata qe konsumojne energjine e popujve per te plotesuar delirin e tyre diktatoret.
ALMA MILE