E Diel, 1 Nëntor 2026

Melinda nga kampet e Bllaces ne American Idol Melinda nga kampet e Bllaces ne American Idol

Melinda Ademi 16 me origjine nga Kosova do te garoje ne nje nga spektaklet me prestigjioze dhe me te shikuara ne Amerike i quajtur Amerikan Idol.

Mbreme ne edicionin e nente te ketij spektakli ne nje konkurrim nga me prestigjiozet ne SHBA edhe kosovarja e re me paraqitjen e saj dinjitoze mori vleresimin absolut te jurise dhe do te jete garuese e ardhshme ne kete show amerikan.

shte Melinda Ademi e cila ka qene refugjate ne kampet e Maqedonise por se bashku me prinderit e saj - iu largua luftes dhe masakres se kryekasapit te Ballkanit Milosheviqit ne vitin 1999 per ne boten e lire.

Viti i tmerrshem i nje gjenocidi te papare kur rrezikohej deri ne shfarosje populli shqiptar perkujtuan mbreme prinderit e Melindes skenat e 1999-es. Rrefimi i tyre shoqerohej me sekuenca televizive permes te cilave miliona shikues amerikane kane pare pamjet tragjike te shqiptareve qe largoheshin me dhune dhe forcen e ushtrise e policise serbe.

Rreth nje milion shqiptare mes tyre edhe gra femije pleq shqiptare edhe te semure e te rraskapitur lane shtepite e tyre ne vitin 1999.

Mirepo ja qe fati e solli te pakten femijet e tyre refugjate dhe vajza e tyre 16 vjecare te kape edhe Eldoradon.

Vajza e ciftit Ademi tani ka fituar shansin e pare qe nje dite mund te hidhet nga trampolina e yjeve te kenges Amerikane per suksese.

Trupi gjykues Randy Jackson kengetari Jackson aktorja Jennifer Lopez dhe Steven Tyler mbreme ne fillim te edicionit te 9-te thane se Familjaret ska dyshim qe ndihen te privilegjuar per femijet e tyre ne American Idol njofton korrespodenti i agjencise se lajmeve INA ne Nju Jork.

Ne facebook-un e saj Melinda Ademi shkruan Une jam Melinda dhe une jam 16 vjecare. Une dua te kendoj Gjeja me e dashur gjithe jeten time eshte vecse te kendoj dhe kete e kam nis qe une kur isha vajze e vogel. ndrra ime eshte qe te behem nje artiste e madhe. Une e di se endrrat e mia jane te medha por une do te jap gjithe ate talentin tim - per te arritur ate megjithese dhe sfida qe kam perpara eshte e madhe. INA


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›