20 vjet pa Martin Camajn Kastriot Marku*
Njezete vjet me pare u nda nga jeta Martin Camaj, njeri prej shkrimtareve dhe njekohesisht njeri prej personaliteteve me te rendesishem te kulture shqiptare te shekullit XX. Qe prej njezete vitesh, kemi pare gjithfare biografish per "autore" dhe "heronj" te qene e te paqene, por deri me sot ende mungon nje biografi per kete autor. Institucionet kulturore, media e shkruar dhe ajo elektronike me sa duket nuk e pane dje te arsyeshme te percjellin ndonje fjale per kete rast per shkrimtarin e urte te shqipes, ngaqe me sa duket kane menduar se e kane kryer si duket detyren ndaj tij. Te jete valle harrese, sikunder ngjau per te per me shume se dyzete vjet radhazi?
I harruar sa qe gjalle nga shteti ame, per rrjedhoje nga lexuesi dhe kritika letrare, ne gjendjen e sotme te studimeve eshte i veshtire perimtimi i jeteshkrimit te Martin Camajt, sepse ai nuk eshte kujdesur te na lere njoftime per kete, dhe kjo eshte pjese e madheshtise se virtytit te tij per ti ike "kallezimit" per veten. Ate shume-shume mund ta ndertojme permes leterkembimit dhe te dhenave gore te miqve te tij, e ne rastin me te dyshimte; interpretimit te te "dhenave" te munguara qe na ofron teksti i vepres se tij letrare, e qe kritiku e lexuesi i edukuar me estetiken ideologjike te realizmit socialist e ka disi te veshtire "t'i jape dum".
Martin Camaj (1925-1992). U lind me 21 korrik 1925 ne Telum te Temalit-Dukagjin ne Alpet e veriut nga prinderit Kole dhe Tereza. Ne fakt kjo eshte ditelindja zyrtare e tij, ndersa familjaret e tij kallezonin se ai kishte lindur me 13 korrik. Nuk do te kishte qene cudi qe data 21 te kishte qene dita e pagezimit, qe do te thoshte regjistrimi i tij ne librin e te pagezuarve, regjistri me i sakte per kohen. Kam linde "...ne nje vis te eger, 'ku s'ka shkele kurre kemba e kalit', kaq i thyeshem ashte ky vend"-te thoshte vete Camaj. Deri ne moshen 10-vjecare jeton prane familjes, ku edhe merr njohurite e para te shkollimit ne menyre autodidakte. Ne vitin 1935 me ndermjetesine e At David Pepes O.F.M., meshtarit qe i kishte dhene pagezimin, dergohet per arsimim te metejshem nen perkujdesje eterve jezuite te Shkodres ne kolegjin "Xaverianum", kolegji klasik i tyre i njohur si Kolegja Saveriane, ku kishin studiuar me pare Luigj Gurakuqi dhe Faik Konica, me njefare konsiderate edhe per te patur ne te ardhmen nje meshtar. Pasi perfundon arsimin fillor 5-vjecar per kater vjet, kryen edhe pese vite te tjera gjimnazin dhe nis liceun ne te njejtin qytet, por detyrohet t'i nderprese ne vitin e trete per shkak te mbylljes se institucionit arsimor nga ana e regjimit komunist. Me mbylljen e shkollave fetare, per dy vjet (1946-1948) punoi si mesues ne zonen e thelle te Prekalit. Mesuesi 22-vjecar, pasi kishte pare terrorin qe u derdh mbi jezuitet, per te cilet ne vepren e tij nuk gjejme asnje shenje referimi, ashtu pa bezajt ne gusht te vitit 1948, se bashku me nje grup prej 36 vetash, pese prej tyre femra, sikurse na tregon bashkudhetari i tij At Daniel Gjecaj, kaperceu malin e Cukalit e "hupi", arratiset nga Shqiperia e shkon ne Jugosllavi. Prej asaj dite ai do te kishte zgjedhur lirine e tij, ndoshta pa nje shkak te dukshem, sikurse mendon ndonje "studiues", por gjithsesi zgjedhja e tij nuk eshte kaq e fshehte. Per disa kohe (1949-1950), punon si mesues ne nje shkolle fillore ne Tuz. Po aty kryen edhe nje kurs te pershpejtuar intensiv, prej te cilit merr diplomen e mesuesise. Ne vitin 1950 regjistrohet ne Universitetin e Beogradit, ku studion sllavistike e ballkanologji e ku diplomohet ne filologji romane korrik te vitit 1955. Ne qershor 1951 martohet ne fillim ne bashki, mandej ne kishen ortodokse e me pas ate katolike me vajzen serbe Nina Bogdanovic, e cila ishte laureuar ne sllavistike. Semundja e detyron te shoqen qe te heqe njeren veshke ne Itali, ku qendron per dy vjet si asistente pedagoge e gjuhes ruse ne Universitetin Bocconi ne Milano ne vitet 1961-1962. Me pas shkon e jeton me Martinin ne Mynih, per te marre vendimin per te hyre ne Urdhrin e trete Franceskan ku edhe merr emrin Moter Elizabeta. Pas ndarjes me Martinin ne vitin 1968, Nina kthehet ne Milano ku jeton deri ne vitin 1987. Me pas, Camaj martohet me Dr. Erika Camajn, martese prej se ciles nuk paten femije.
Pas perfundimit te studimeve universitare ne Beograd, Camaj nis ne fillim te vitit 1956, nje kurs pasuniversitar ne fakultetin filozofik te te Universitetit te Sarajeves (Bosnje), te cilat i finalizon me nje teme ne filologji me titullin "Gjuha e Gjon Buzukut", te cilen ia udheheq profesori i njohur kroat Henerik Baric. Po ate vit ne vjeshte, Camaj duke pare keqesimin e gjendjes shendetesore te profesorit te tij, i cili vdes nje vit me pas, si dhe mungesen e perspektives ne kushte pothuajse te pamundura per te perballuar gjendjen e disfavorshme nacionaliste ne shtetin e atehershem jugosllav, braktis Jugosllavine dhe kalon ne Itali. I ndihmuar Ernest Koliqi, i cili ate kohe drejtonte Institutin e Studimeve Shqiptare, si dhe Katedren e Gjuhes dhe te Letersise Shqipe prane Universitetit te Romes, pasi i njihen studimet e kryera ne Universitetin e Beogradit, regjistrohet ne vitin e trete studimor ne Fakultetin e Letersise dhe te Filozofise te atij universiteti. Ketu studion letersi latine, letersi italiane, filologji romane e sllave si dhe gjuhe e letersi shqipe, nderkohe pati rastin te ndjeke leksione nga Giuseppe Ungaretti dhe te njohe prej se afermi poezine e tij. Nen drejtimin e Ernest Koliqit ne mars te vitit 1960 mbron me vleresime maksimale prane Universitetit te Romes, tezen e doktoratures mbi "Mesharin" e Gjon Buzukut, e cila edhe u botua po ate vit si botim i revistes "Shejzave" nen titullin: Il Mesale di Gjon Buzuku). Contributi linguistici allo studio della genesi. Shèjzat, Rome 1960. Duhet shtuar se Koliqi e themeloi revisten "Shejzat" ne Rome ne vitin 1957, dhe bashkethemelues i saj ishte edhe Martin Camaj, i cili mbante funksionin e kryeredaktorit. Gjate periudhes se studimeve Camaj iu perkushtua vecanerisht kerkimeve shkencore ne terren ne fshatrat e ngulimeve arbereshe. Me tu doktoruar, punoi si lektor prane Institutit te Studimeve Shqiptare te Fakultetit te Letersise e te Filozofise ne Rome. Kerkimet akademike te Camajt u perqendruan ne gjuhen shqipe dhe dialektet, ne vecanti ne gjuhen e arberesheve te Italise jugore. Frut i ketyre studimeve jane botimet: La parlata albanese di Greci in provincia di Avellino, Leo s. Olschki editore, Firenze 1971; (E folmja shqipe e Grecit ne krahinen e Avelinos), Die albanische Mundart von Falconara Albanese in der provinz Cosenza, Albanische Forschungen Bd. 16, Dr. Rudolf Trofenik, Munchen 1977; (E folmja shqipe e Falkonares ne krahinen e Kozences), La parlata arbereshe di San Costandino Albanese in provincia di Potenza, Centro Editorialo e Librario dell'Universita della Calabria, Rende 1991, (E folmja arbereshe e Shen Kostandinit ne krahinen e Potenzes). Ne dhjetor te vitit 1960, fale nje burse gjermane te ndermjetesuar nga etnologu austriak Alois Schmaus, kalon ne Universitetin e Mynihut Ludwig-Maximilian ku studion gjuhesi krahasuese, jep vullnetarisht leksione per kurset e gjuhes shqipe per seminarin e atij universiteti, dhe pas sigurimit te nje burse shtese, mbron ne fillim te vitit 1965 habilitacionin me teme disertacioni: Albanische Wortbildung. "Fjaleformimi ne gjuhen shqipe" nen drejtimin e Prof. Wissmann, punim i cili u botua ne vitin 1966. Me kete kualifikim fiton te drejten e ushtrimit te punes se docentit ne vitet 1965-1971, ku ligjeron ne degen e indoevropianistikes. Me pas botoi Lehrbuch der albanischen Sprache, Otto Wiesbaden, 1969, Libri i mesimit te gjuhes shqipe, (ribotuar, me 1991 dhe1997). Me 1971 merr titullin Profesor dhe prej ketij viti e profilizon albanologjine ne Universitetin e Mynihut, ku fale punes se tij 20-vjecare, katedra e gjuhes dhe letersise shqiptare u ngrit ne nivelin e saj shkencor dhe akademik. Se bashku me studiuesin gjerman, Rudolf Trofenik, ne vitin 1977 botoi vepren e Pjeter Bogdanit Cuneus prophetarum, te shoqeruar me nje parathenie nga vete Trofeniku dhe me nje paraqitje te shkurter nga Zef Valentini ne italisht. Martin Camaj ne pese faqe ne shqip jep nje pasqyre te hollesishme te alfabetit te P.Bogdanit qe e titullon "Celes per leximin e vepres". Frut i punes se tij eshte zgjerimi i programit universitar edhe ne specialitete te tjera si filologji shqipe, etnografi, letersi etj. Martin Camaj mori pjese ne shume tubime shkencore nderkombetare ne te cilat ai e prezantoi me dinjitet albanologjine. dhe mbi te gjitha duke lene pas vetes nje qender kerkimore -shkencore me rendesi ne fushen e albanologjise. Sa i takon fushes se gjuhesise kryevepra e Camajt eshte Albanian Grammar with Exercises, Chrestomathy and Glossaries (Collaborated on and translated by Leonard Fox), Verlag Otto Harrassowitz 1984, botimi italisht: Grammatica Albanese. Con Esercizi, Crestomazia e Glossario. Traduzione italiana di Ardian Vehbiu, Edizioni Brenner, Cosenza, Italia, 1995.
Ne muajn gusht te vitit 1991, pas me shume se dyzete vjetesh, u kthye ne Prishtine si i ftuar ne Seminarin per Gjuhen, Letersine dhe Kulturen Shqiptare, ku me kete rast u shpall anetar nderi i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves. Pas kesaj vizite, pra ne vitin 1991, botohen ne Prishtine Pishtaret e nates dhe Nen hijen e gjarpnit. Vdiq me 12 mars 1992 ne moshen 67 vjecare ne fshatin Lenggries te Bavarise se Eperme ne Gjermani, ku jetoj per me se 30 vjet, pa mundur ta shkelte serish vendin qe e lindi.
VEPRA LETRARE: Nje fyell nder male (poezi), Prishtine 1953, Kanga e verrinit (poezi), Prishtine 1954, Djella (roman lirik me poezi neper te), Rome 1958, Legjenda (poezi), Rome 1964, Lirika mes dy moteve (poezi), Munchen 1967, Rrathe (roman) Munchen 1978, Njeriu me vete e me tjere (poezi), Munchen 1978, Dranja (madrigale), Munchen 1981, Shkundullima (proza), Munchen 1981, Poezi (1953-1967), Munchen 1981, Karpa (roman), Munchen 1987, Selected poetry, New York and London 1990, Palimpsest (poezi), Munchen New-York 1991, Nen hijen e gjarpnit, Prishtine 1991, Pishtaret e nates, Prishtine 1991.
Martin Camaj vjen prej letersise se Qarkut Katolik te Shqiperise Veriore me qender Shkodren, (emertuar keshtu prej Maximilian Lambertz-it dhe Eqrem Cabejt), me saktesisht prej shkolles letrare te jezuiteve (emertuar prej Ernest Koliqit), te prire prej Anton Xanonit dhe Ndre Mjedes, qe pas hyrjes se regjimit komunist do te kishte dy vazhduesit e saj Ernest Koliqin dhe Martin Camajn, qe per rrethana te njohura do ta ushtronin veprimtarine e tyre letrare e kulturore jashte shtetit ame. Ai e ndjeu se gegerishtja e Kenget epike te Kreshnikeve dhe letersia e pasur shkodrane e gjysmes se pare te shekullit te XX, nuk u shfrytezua me gjithe potencialin qe kishte. Per kete arsye qofte me letersine e tij, qofte me studimet gjuhesore, ai e mori " per dore gegerishten ", nuk e karmoi si gjuhetaret e Tiranes, por gjithashtu nuk shkroi nje shqipe gjithaq dialektore, as gjithaq larg standardit gjuhesor, por perdori nje gjuhe plastike dhe te zhdervjellte, duke parapelqyer, kur ka qene e mundur, te perdore me shume trajtat e perbashketa se ato dialektore dhe nendialektore, si ne fonetike ashtu edhe ne nensistemet e tjera te gjuhes, duke bere keshtu qe gjuha e vepres se tij ti afrohet mjaft standardit gjuhesor te vendosur ne vitin 1972. Ne nje lloj kuptimi vepra letrare e Martin Camajt, me poezine dhe prozen, dramatiken dhe studimet gjuhesore dhe letrare, eshte kundervenia dukshem fondamentale ndaj modelit letrar zyrtar te realizmit socialist, e cila tregon me se miri per nje akt te vetedijshem ne levrimin e plote dhe kualitativ te gegerishtes letrare pertej sherbeses se modelit socrealist dhe shperdorimit te artit te fjales. Ai me vetedije shkencore vijoi vazhdimin e ligjerimit te variantit letrar te gegerishtes larg molit ideologjik letrar dhe gjuhesor te kohes. Ai punoi pa bezajt qyqar/vetmitar, njekohesisht i vetedijshem per aktin qe po kryente. Gegerishtja e tij e perpunuar e pasuruar leksikalisht me arberishten, ngjyruar prej saj me perftesa sendertuese shpaloi nje teksture letrare dhe gjuhesore njeheresh krejt origjinale teresisht moderne bazuar krejtesisht ne etnikumin shqiptar, ne palcen gjuhesore autoktone te shqipes. Zgjedhja gjuhesore e tij ishte njekohesisht zgjedhje (gjuhesore), krijuese (letrare), estetike, dhe shkencore e miremenduar qe ende nuk ka zene vendin qe meriton ne studimet gjuhesore, letrare dhe kulturologjike shqiptare.
Njohja e vepres se Martin Camajt ne vendin e vet, qe e kishte perbuzur e shlyer per me shume se dyzete vjet, erdhi fillimisht fale kujdesit te se shoqes zonjes Erika Camaj, e cila dhuroi falas per mjaft nga biblioteka e vendit koleksionet e plota te veprave te autorit. Me pas studiuesi Anton Nike Berisha, botoi monografine e pare studimore mbi Camajn me titull: Vepra letrare e Martin Camajt, Kozence 1994, veper e cila eshte ribotuar edhe dy here te tjera ne Tirane ne vitet 2000 & 2010. Kumtesat e mbajtura ne Shkoder ne nje Seminar kushtuar ketij shkrimtari u botuan: nen titullin: Martin Camaj-Tradita dhe bashkekohesia. Simpozium. Shkoder, 1994. Revista Jeta e re, Prishtine, Janar-Shkurt 1996, i kushtoj nje numer te vecante. Ne vitin 1997, studiuesi Koci Petriti botoi studimin: Ne poetiken e Martin Camajt. Ne vitin 2008, Alma Hafizi boton studimin krahasues: Letersia e kufijve. (Perqasja Magris - Camaj), ndersa ne vitin 2010 u mbajten konferenca shkencore me rastin e 85-vjetorin e lindjes sikurse ajo e organizuar ne Shkoder; Martin Camaj per kulturen shqiptare. Shkrimtari dhe albanologu : konference shkencore me rastin e 85-vjetorit te lindjes : 26 korrik 2010, nderkohe studiuesit Behar Gjoka dhe Shaban Sinani botuan studime te tjera te plota: i pari Martin Camaj, shkrimtarja e tij", Tirane, 2010, dhe i dyti: Camaj i paskajuar. Rreth tipologjise se llojeve ne vepren e Camajt. Tirane, 2011. Nje pjese e vepres letrare te shkrimtarit u botua fillimisht nga Shtepia Botuese "Apollonia" ne vitin 1996, ne gjithsej 6 volume. Me pas, nje pjese e saj u botua nga Shtepia Botuese "Camaj-Pipa", per t'u botuar ne nje kolane disi me te plote ne vitin 2010, ne gjithsej 10 volume nga Shtepia Botuese "Onufri ".
Ne nje interviste pak para se te jepte frymen nga nje semundje qe ia shkurtoj jeten pa mundur ta shohe vendin prej te cilit ishte larguar, Camaj qe nuk nxori fjale te keqe prej goje, duke iu drejtuar shkrimtareve shqiptare tha: "Bate burrnine te me shtini ne rreshtin tuej. Ndonese te dame prej nje gjysme shekulli, un jam i jueji e ju jeni te mijt." Ne tetor 2010, me rastin e 85-vjetorit te lindjes, Martin Camaj u nderua nga Presidenti i Republikes se Shqiperise me titullin Nderi i Kombit. Titulli i ketij shkrimi sugjeron titullin e nje vellimi te njohur te tij Njeriu me vete e me tjere, por qe per letersine dhe kulturen shqipe Camaj ishte njeriu me vete e pa te tjere. Ku ka vene doren ai, mbetet shembulli i perkushtimit te fjales, vecmas ne poezi, ku pa asnje dyshim eshte poeti me modern i shqipes. Nese Ismail Kadare eshte sot ai qe eshte, fale kultivimit te prozes, poezia e Camajt mberrin pikerisht ate qe nuk mund ta mberrije Kadareja, perfaqesimin me dinjitet te poezise moderne shqipe ne bote. Prandaj Camaj mbetet serish me vete, i pa te dyte.
Milano, 12.03.2012.