E Diel, 1 Nëntor 2026

Tafaj Projektligji nuk do te bjere ndesh me Kushtetuten

Ministri Tafaj pret ne zyre kreun e Komunitetit Mysliman dhe i premton se do te pritet fundi i diskutimit publik. Ligji nuk mund dhe nuk do te bjere ndesh me Kushtetuten e vendit dhe me ligjin e mosdiskriminimit

Kundershtimi i ndalimit te shamive dhe kryqeve i eshte prezantuar dje ministrit te Arsimit dhe Shkences z. Myqerem Tafaj nga kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Haxhi Selim Muca. Nderkaq ministri Tafaj u shpreh se nuk do te ndermerret asnje veprim pa perfundimin e plote te konsultimeve me te gjitha grupet e interesit perfshi ketu komunitetet fetare.

Mos e miratoni

Tema kryesore e ketij takimi ka qene projektligji i shumeperfolur i arsimit parauniversitar ne Republiken e Shqiperise. H. Selim Muca i ka percjelle ministrit Tafaj shqetesimin e besimtareve myslimane ne mbare vendin ne lidhje me kete projektligj ku vecanerisht pika 4 e nenit 36 ka ngjallur debate te shumta lidhur me kuptimin dhe interpretimin e saj. Kjo pike eshte interpretuar dhe po vazhdon te interpretohet si mase ndaluese vecanerisht per mbajtjen e shamise-mbulese e kokes flokeve te vajzave myslimane gjate frekuentimit te institucioneve arsimore publike dhe private ne Republiken e Shqiperise - beri te ditur Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Sipas KMSH-se Muca e ka sqaruar ministrin Tafaj se mbulesa e flokeve nuk eshte nje simbol fetar por eshte praktike fetare dhe eshte nje urdherese kuranore obligative per te gjitha vajzat qe kane mbushur moshen e pjekurise. Ajo nenkupton mbulimin e flokeve dhe jo te fytyres qe eshte e njejta shami e cila nga pikepamja pamore e saj ka gjetur dhe gjen mbrojtje e mbeshtetje te plote sa i takon mosndalimit te saj ne emetimin e dy prej dokumenteve me te rendesishme ne vend e jashte Shqiperise sic jane kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. E theksojme kete mosndalese te shamise ne kuader te dokumentacionit per ta bere edhe me te qarte praktiken fetare te pretenduar shami qe mbulon floket dhe jo fytyren duke gjykuar se mbajtja e saj dhe respektimi i veshjes ne teresine e saj nuk cenon ne asnje rast uniformen shkollore e mund te qendroje paralelisht me kete te fundit.

Tafaj Presim mendimet tuaja

Nga ana e tij ministri Tafaj e ka garantuar kryetarin e KMSH-se se nuk do te ndermerret asnje nisme zyrtare per miratimin e projektligjit ne fjale pa u marre ne konsiderate sugjerimet e grupeve te interesit. Ai u shpreh se Projektligji eshte ne diskutim publik dhe nuk eshte perfundimtar. Ligji nuk mund dhe nuk do te bjere ndesh me Kushtetuten e vendit dhe me ligjin e mosdiskriminimit. Ky projektligj ne variantin e tij final do te jete gjithashtu ne perputhje te plote me sugjerimet e Bashkimit Evropian. Gatishmeria e MASH eshte maksimale per te konkluduar cdo gje me gjuhen e mirekuptimit. Sipas ministrit Tafaj nuk ka paragjykim dhe as pozicionim nga ana e MASH. Ligji ne vetvete do te ngreje nivelin e arsimit. Po projektohet qe ne programin mesimor te mundesohet futja e lendes Kulture fetare.

Ministri theksoi gjithashtu se parimi i MASH eshte qe cdo nxenes te gjeje vend ne hapesiren e arsimit publik. Ligji thote qe arsimi parauniversitar eshte falas. Ne thelb te ligjit qendron fakti qe cdo femije dhe cdo nxenes te ndihet komod ne shkollat publike aq me pak per arsye veshjeje apo sjelljeje. Ligji prek 650 mije nxenes te arsimit parauniversitar ne grupmoshat nga 3-18 vjec qe frekuentojne arsimin baze te detyrueshem. Ju garantoj qe drafti do te pesoje mjaft permiresime ne permbajtje. Ligji do ti permbahet ne radhe te pare Kushtetutes dhe ligjit kunder diskriminimit dhe institucioneve nderkombetare. Te jeni te bindur qe do te kemi bashkepunim deri ne fund me ju deri ne te gjitha hallkat. Ky ligj ne variantin e tij final do te jete konsensual i pranuar nga te gjitha palet dhe grupet e interesit - tha z. Tafaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›